Pamjet që tregojnë presidentin turk duke goditur me shuplakë një djali të vogël që nuk i puthte dorën kanë shkaktuar bujë në internet.
Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes. Pas fjalimit, Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive.
Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre. Erdogan u zgjati dorën fëmijëve që këta të fundit t’ia puthur. Kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, ai e goditi me shuplakë. Më pas vogëlushi i puthi dorën presidentit. Në të njëjtën kohë presidenti i Turqisë i ka dhënë para vëllait të madh, diçka që e ka bërë sërish në të kaluarën.
[embedded content]
Puthja e dorës të të moshuarve është një zakon tradicional në Turqi dhe shpreh respekt për ta. Më herët presidenti turk ishte në një inaugurim dhe sërish me shaka goditi në kokë një djali të vogël i cili tundi shiritin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co