
Dy ndeshje shumë emocionuese kanë përfunduar në Superiore, teksa ishin katër ekipet e Final Four që janë përballur me njëra-tjetrën. Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Partizanit në shifrat 2-0. Goli i parë u shënua nga Gruda në minutën e 51. Një top i kthyer mbrapa në zonën e Partizanit ka parë një hezitim të madh të mbrojtsave të Partizanit e ndjekur me gabimin fatal të Qirkos dhe Gruda arriti të kalojë portierin dhe më pas të dërgojë topin në rrjetë. Balaj do të shënonte golin e dytë në minutën e 70, por do të anulohej me VAR për pozicion jashtë loje. Ndërkohë në minutën e 85, Domgjoni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Partizanin me 10 lojtarë. Në fund Vllaznia i dha edhe një goditje të fundit Partizanit.
Pas një krosimi fantastik në minutën e 91 të Gurishtës, Bajrami kërceu më lart se të gjithë duke thyer sërish Qirkon. Për herë të parë pas shumë kohësh Partizani rrezikon seriozisht Final Four pasi nëse Elbasani mund nesër Skënderbeun, shkon vetëm 3 pikë larg Partizanit të vendit të katërt. Nga ana tjetër Egnatia ka treguar edhe njëherë se është me hap kampioni teksa ka mundur Dinamon në shifrat 2-0. Një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë teksa Lushkja shënoi nga penalltia në minutën e 18, ndërsa Ujkan ë të 39, me një predhë nga distanca gjeti cepin e rrjetës. Në minutën e 90 Lushkja do të merrte kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar, por që më shumë e penalizon Egnatian për ndeshjen tjetër me mungesën e tij pasi këtë herë, ndeshja ishte mbyllur. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news