
Nëse Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë për moment, nga cili planet vjen Rapinha? Sërish te Brazili e kuptuan diferencën e madhe mes këtyre dy futbollistëve. Brazili ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Venezuelës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Rapinha shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, të vetmin për Brazilin. Miqtë kishin mundësinë për të fituar në minutën e 62 kur Vinicius Junior do të ekzekutonte penalltinë. Një ekzekutim i dobët i lojtarit të Realit që pasi i kthehet topi nga portieri, bëri një tjetër goditje të dobët me portën e zbrazur.
Tifozët e Brazilit kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale duke u shprehur se tani e kuptojnë se pse Rodri fitoi Topin e Artë. Ata janë shumë kritikë ndaj Vinicius për mungesën e përgjegjësisë dhe mënyrës sesi ky lojtar tallet në disa raste në fushën e blertë, duke mos u impenjuar. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news