Belgjika e përfundoi Grupin E në vendin e dytë në renditje, pavarësisht se shihej favoritja mes Rumanisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.
Barazimi i sotëm pa gola kundër Ukrainës i ka lënë të pakënaqur tifozët, të cilët ia kanë bërë të qartë pakënaqësinë e tyre edhe lojtarëve.
Në momentin kur këta të fundit shkuan të përshëndesnin tifozët e tyre, u përballën me vërshëllima. Në këto kushte, De Bryjn i ka kërkuar shokëve të skuadrës të largohen menjëherë në dhomën e zhveshjes, duke mos i përshëndetur kështu tifozët e tyre. Ky moment është bërë viral edhe në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni videon:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co