VIDEO/ Udhëzime ekstra nga Silvinjo, çfarë pritet nga Armando Broja kundër Anglisë

video udhezime ekstra nga silvinjo cfare pritet nga armando broja kunder anglise
video udhezime ekstra nga silvinjo cfare pritet nga armando broja kunder anglise

Nesër në mbrëmje Shqipëria nis mision për Botërorin 2026-të kundër Anglisë.



Dje kuqezinjtë zhvilluan seancë stërvitore para nisjes drejt Londrës, ku “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje ku protagonistë janë trajneri Silvinjo dhe sulmuesi Armando Broja. Ata duken të distancuar nga të tjerët sikur braziliani të kishte një plan të veçantë me Brojën. Gjatë komunikimit, mes tyre ka edhe një shtrëngim duarsh. (VIDEO)

Broja pritet ta nis sfidën nga stoli por mund të marrë minuta në pjesën e dytë, në vendin e Asanit. Gjithsesi duhet të presim deri nesër për të shikuar se çfarë do të ndodhë. Rikujtojmë që në orën 18:15, trajneri Silvinjo së bashku me kapitenin ose një lojtar do të dalin në konferencën e zakonshme për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →