Eva Buzo, notarja shqiptare që u përpoq të notojë nga Italia në Shqipëri, ka nisur një tjetër tentativë pas dështimit të vitit të kaluar. Vitin e kaluar Buzo u ndal pas 28 orësh not dhe 75 kilometrash, vetëm 16 kilometra larg nga mbërritja në Vlorë.
[embedded content]
Gjatë përpjekjes së saj të parë, Buzo u përball me probleme fizike dhe komplikime shëndetësore që e detyruan të ndërpresë garën. Pjesërisht për shkak të pickimeve nga kandilat dhe lodhjes ekstreme, ajo shfaqi probleme në të folur dhe u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore.
Pas transportimit në breg nga mjetet ujore që e shoqëronin, Buzo u shtrua në spitalin e Vlorës, ku u konstatua se ndodhej në një gjendje të qëndrueshme, por me nevojë për rikuperim të mëtejshëm.
Sot, Eva Buzo ka filluar një përpjekje të re për të realizuar sfidën e saj. Me një ekip mbështetës pranë saj, ajo shpreson të arrijë në bregun shqiptar dhe të përfundojë atë që kishte nisur vitin e kaluar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co