Nazmi Gripshi është përshtatur në mënyrë fantastike me skuadrën e re të Astanës. Në 4 ndeshjet me fanellën e ekipit kazak, 27-vjeçari ka arritur të shënojë 3 gola si dhe ka dhuruar 1 asist.
Gripshi u shndërrua në hero në duelin e sotëm ndaj Turan, teksa u hodh nga stoli në minutën e 62-të, ndërkohë që në minutën 90+1’, arriti të shënonte golin e fitores 2-1, nga pika e bardhe e penalltisë. Ky ishte goli i parë në kampionat për shqiptarin, në ndeshjen e tij të parë të vlefshme për javën e 16-të të kampionatit. Më herët Gripshi kishte realizuar në Kupë dhe Ligën e Konferencës.
Durrsaku duket se është shndërruar në yllin e ri të skuadrës së Astanës. Vlen të theksohet fakti se golin e parë për Astanën në duelin e sotëm e realizoi ish-sulmuesi i Tërbunit dhe Skënderbeut, Frenklin.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co