VIDEO/ Turam dhe Lautaro shtyjnë Interin drejt çerekfinaleve të Champions, fitore në Holandë me Asllanin si protagonist

video turam dhe lautaro shtyjne interin drejt cerekfinaleve te champions fitore ne holande me asllanin si protagonist

Interi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Fejenordin në transfertë.



video turam dhe lautaro shtyjne interin drejt cerekfinaleve te champions fitore ne holande me asllanin si protagonist

Në një ndeshje ku Kristjan Asllani ishte titullar, gjithçka u vendos nga dyshja e sulmit Turam-Lautaro Martinez. Francezi ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit pas përfundimit të një aksioni të nisur pikërisht nga mesfushori shqiptar, ndërsa Lautaro dyfishoi shifrat në pjesën e dytë të ndeshjes.

Zielinski kishte mundësinë të thellonte diferencën, por shpërdoroi një penallti në fraksionin e dytë të lojës. Megjithatë, edhe suksesi 2-0 i mjafton Interit për të marrë një avantazh të rëndësishëm që ia bën më të thjeshtë ndeshjen e kthimit në Milano në javën e ardhshme.

FEJENORD 0-2 INTER
38′ Turam, 50′ Lautaro Martinez

Penalltia e humbur nga Zielinski (VIDEO)

Goli i Lautaro Martinez (VIDEO)

Goditje e dënimit e Asllanit (VIDEO)

Goli i Turam (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

video turam dhe lautaro shtyjne interin drejt cerekfinaleve te champions fitore ne holande me asllanin si protagonist 1

dsaadmin

Learn More →