Empoli i Ardian Ismajlit arriti një triumf dramatik në Kupën e Italisë, duke mposhtur Torinon, skuadrën kryesuese të Serisë A, me rezultatin 1-2 në raundin e 1/16-ve.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ishte i disponueshëm për këtë sfidë, teksa Ekong në minutën e 30-të dhe Has në minutën e 90-të shënuan për miqtë e Empolit. Golin e vetëm për Torinon e realizoi Adams në minutën e 74-.
Vlen të theksohet fakti se në raundin pasardhës, Empoli do të ndeshet me Fiorentinën në Kupën e Italisë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO