
Herri Kejn i ka dhënë fund krizës së Bajern Mynih në javët e fundit, duke kthyer skuadrën bavareze te fitoret në kampionat.
Dy barazime radhazi kishin vënë në diskutim pozitat e skuadrës së Vinsent Kompani, por kjo e fundit ka reaguar me një sukses bindës 4-0 ndaj Shtutgartit.
Protagonist absolut ishte sulmuesi anglez, i cili nisi spektaklin e tij në pjesën e dytë të takimit duke shënuar tre herë nga minuta e 57 deri në minutën e 80. Koman i vuri vulën e tij ndeshjes me një tjetër gol në minutat e fundit, duke siguruar këtë sukses me rezultat të pastër që mban Bajernin në vendin e parë në renditje.
GOLI I PARË I KEJN (VIDEO)
GOLI I DYTË I KEJN (VIDEO)
GOLI I TRETË I KEJN (VIDEO)
GOLI I KOMAN (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL