
Dita e djeshme është për t’u harruar nga Reali i Madridit. Dhe pse gjithçka do të ishte perfekte, nëse Vinicius do të fitonte “Topin e Artë” dhe jo Rodri.
Në ceremoni ishin të pranishëm disa nga personazhet më të njohura të botës së futbollit dhe jo vetëm. Aktorja e njohur, Natali Portman, pozoi me yjet e Barcelonës, Jamal, Olmo si dhe Cubarsi.
Ajo tregoi katër gishtat, referuar fitores 4 me 0 që Barcelona korri ndaj Real Madrid. Futbollistët e Barçës qeshën, teksa dhe Jamal i drejtoi katër gishtat aktores, moment ky që shkaktoi të qeshura.
Momenti kur Natali Portman pozon me lojtarët e Barcelonës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL