Për dhënien e Topit të Artë sigurisht që do të flitet në muajt e ardhshëm, sepse pakkush e priste që Rodri të shpallej lojtari më i mirë në botë. Për javë të tëra, u fol shumë se çmimi me siguri do t’i shkonte Vinicius Junior, por ka pasur një kthesë të pabesueshme.
Një ditë para u shfaq informacioni se Vinicius nuk ishte fituesi dhe se Topi i Artë i shkoi Rodrigos dhe kjo e tronditi aq shumë klubin mbretëror sa që përfundimisht anuluan vizitën e tyre në Paris dhe bojkotuan plotësisht çmimin.
Vetë Vinicius ishte padyshim i sigurt se Topi i Artë do t’i shkonte atij, sepse ai donte të merrte familjen dhe miqtë e tij në Paris, madje kishte planifikuar një festë në një hotel parizian pas ceremonisë.
Se sa i sigurt ishte braziliani se do të shpallej lojtari më i mirë në botë, tregoi më së miri një detaj nga El Clasico. Në fund të ndeshjes, Vinicius ka debatuar me Gavi dhe mesfushori i Barcelonës e ka provokuar duke treguar rezultatin mes tyre, 0-4.
Nga ana tjetër, lojtari i Real Madrid i ka thënë disa fjalë për të cilat nuk e kishte idenë se tani të gjithë do të tallen me të. “Po, por të hënën bëhem fitues i Topit të Artë”, iu përgjigj Vinicius mesfushorit të Barcelonës. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news