Talenti me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani ka filluar të lërë gjurmë te skuadra e re Elversberg, ku ka shënuar dhe asistuar në barazimin 2-2 ndaj Këln, i vlefshëm për javën e dytë të Bundesligës 2 të Gjermanisë.
Ai ishte protagonist në vetëm 45 minuta, pasi u fut nga stoli, teksa arriti të shndërrohej në hero. Asllani arriti të shënonte menjëherë në minutën e 46-të, teksa sapo ishte futur në fushë.
🇩🇪 Fisnik Asllani netted his first goal for his new club, Elversberg! 🙌
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 10, 2024
Në minutën 62-të, sulmuesi arriti të asistojë te goli i shënuar nga Frederik Schmahl për 2-1, pasi Këln paraprakisht kishte barazuar në 1-1.
🇩🇪 Fisnik Asllani also provided an assist! 🅰️
pic.twitter.com/OgL0y1YlXG— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 10, 2024
Në fund ndeshja u mbyll 2-2, me dy skuadrat që morën nga një pikë. Asllani këtë sezon është huazuar nga Hofenhejm te Elversberg.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co