
Një skenë që është parë më përpara në Serinë A. Udinese fitoi të drejtën e një penalltie në minutën e 30. Lucca mori topin në dorë dhe kërkonte me ngulm të gjuante ai penalltinë. Një veprim i turpshëm, që shkonte kundër urdhërave të trajnerit.
Gjuajtësi i penalltive ishte caktuar Thaivin-i dhe për këtë arsye nisi një konflikti. Shokët e skuadrës shkuan të inatosur për ta bërë Lucca-n të arsyetonte, por ky i fundit refuzoi të hiqte dorë nga vendimi i tij. Arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë dhe urdhëroi ekzekutimin e penalltisë. Lucca arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por askush nuk shkoi të festonte me të./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news