
Gjykata e Tiranës la në fuqi këtë të enjte masat e sigurisë ndaj mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të përfshirë te skandali i Onkologjikut.
Para gjykatës doli edhe mjeku Edmond Gashi. Ky i fundit, në dosjen e Prokurorisë së Tiranës konsiderohet si më protagonisti i skemës skandaloze të përfitimit, në kurriz të pacientëve me kancer. Teksa i drejtohej togave të zeza, Gashi tha për gazetarët se kishte bërë vetëm detyrën.
[embedded content]
Pasi masa e sigurisë ndaj tij dhe 7 të tjerëve u la në fuqi, mjeku Edmond Gashi u pa duke u larguar me vrap nga Gjykata e Tiranës. BalkanWeb sjell pamjet ku Gashi duket teksa nxiton të largohet nga ambientet e Gjykatës.
Mjeku i Onkologjisë, do të qëndrojë në arrest shtëpie.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co