Natalia Arauho, një nga yjet e volejbollit në Brazil, medaliste e bronztë në Paris 2024 me përfaqësuesen e saj, ka parë që një surprizë ndaj të dashurit të kthehej në makthin më të madh të jetës së saj.
Një video e sportistes 27-vjeçare bëri xhiron e rrjetit pasi u shfaq në rrjete sociale duke qarë me akuza dhe fyerje ndaj të dashurit të saj, Zhoao Pedro, i cili e kishte tradhtuar.

Ajo tha për ndjekësit e saj se kishte shkuar në Rio De Zhaneiro që t’i bënte një surprizë të dashurit dhe kishte rezervuar edhe një darkë romantike për të dy.
Por ajo kishte mbetur e tronditur kur kishte gjetur të dashurin me një influencer braziliane, Luana Maria.
“A e dini se çfarë bëri Naitnjo? Ai më tradhtoi mua me atë gruan në videon që ka postuar. Kam arritur në pikën ku nuk mund ta fsheh më, më ka tradhtuar dhe është e rëndësishme që të gjithë të njohin të vërtetën”, tha ajo duke e etiketuar si “pleh” disa herë ish të dashurin e saj.