Devid Kjyt, arbitri i Premier Ligës, është pezulluar me efekt të menjëhershëm ndërsa aktualisht po investigohet.
Pezullimi ka ardhur për shkak të një video të shfaqur ku arbitri ofendon Jyrgen Klop dhe Liverpulin.
Pamjet u shfaqën në rrjetet sociale ku një burrë i panjohur pyeste Devit Kjyt se çfarë mendonte për një ndeshje të pa specifikuar të Liverpulit dhe vëtë ish-trajnerin Klop.
Dhe ofendimet vinin nga arbitri anglez duke i befasuar të gjithë. Anglezi gjykonte në elitën e futbollit vendas prej prillit të vitit 2018.
Devid Kjyt duke ofenduar Liverpulin dhe Klop: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL