Fisnik Asllani ka ndër mend që të bëhet në këtë sezon protagonist te skuadra e Hofenhajm në Bundesligë. Djaloshi shqiptar ka bërë gjithçka mirë që në ndeshjen e parë miqësore që ka luajtur me klubin e Bundesligës gjatë fazës përgatitore.
Asllani ishte dhënë huazim në sezonin e kaluar në kampionatin austriak, ku shënoi 4 gola me fanellën e Austria Vjenës në 16 ndeshje. Sot, në miqësoren e Hofenhajm ndaj Astoria Ualldorf, po një klub austriak, ai la shenjë duke shënuar 2 herë në suksesin 7-1 të ekipit të tij.
Goli i dytë sidomos është për t’u vënë në kornizë, pasi ai realizoi me një roveshatë në zonën kundërshtare, duke shënuar një gol spektakolar, si për të treguar aftësitë që k 21-vjeçari i cili synon të afirmohet në skenat e rëndësishme.
Asllani ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës dhe Gjermanisë, por tani ka vendosur që të përfaqësojë përfundimisht Kosovën. Ai pritet të grumbullohet që në ndeshjet e radhës të “Dardanëve”, duke u bërë pjesë e grupit për duelet e Ligës së Kombeve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co