![VIDEO/ Shënoi tre gola dhe më pas ndezi këngën e tifozëve, Granada i jep jehonë Uzunit: Imagjino të mos e duash Myrton 2 video shenoi tre gola dhe me pas ndezi kengen e tifozeve granada i jep jehone uzunit imagjino te mos e duash myrton](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2024/12/video-shenoi-tre-gola-dhe-me-pas-ndezi-kengen-e-tifozeve-granada-i-jep-jehone-uzunit-imagjino-te-mos-e-duash-myrton.png)
Myrto Uzuni përjetoi sot një nga ndeshjet më të veçanta në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e thellë 4-1 të Granadës kundër Kartagjenës. Tre nga golat e skuadrës bardhekuqe mbajnë pikërisht autorësinë e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni është shndërruar në një ultras. Ai ka qendruar përpara tifozerisë dhe ka ndezur këngën e tyre, për të festuar në këtë mënyrë këtë mbrëmje emocionuese. Klubi Granada i ka shpërndarë në “Twitter” këto çaste, duke shkruar: “Shënon një ‘hat trick’ dhe nis korin. Imagjino të mos e duash”./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news