Roma mundi 1-0 Sassuolon në shtëpi, në ndeshjen e Serie A të luajtur në “Olimpico”. Takimi u vendos nga një gol i Pellegrinit në fillimin e pjesës së dytë, pas një asisti të Paredes.
Ekipi i De Rossit është në garë për një vend në Champions League, pasi pozicionohet në vendin e pestë me 51 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Lecces, në transfertë.
Në krahun tjetër, Sassuolo komplikon shumë sezonin. Ekipi nga Reggio Emilia e sheh veten në vendin e parafundit, me 23 pikë të grumbulluara.
Në mbrëmje është në program supersfida e kësaj jave e Serie A. Interi “i plagosur” pas dështimit në Champions synon vetëm 3 pikët ndaj Napolit.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co