Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj shkëlqeu sezonin e kaluar me Sivasporin duke shënuar 18 gola dhe renditur në vendin e tretë në garën e golashënuesit më të mirë pas Mauro Ikardit dhe Edin Xhekos.
Gjatë një intervistë me gazetaren Songul Soysal nga Fanatik.com.tr, Manaj u shpreh se ende nuk ka pasur një takim me drejtuesit e klubit turk për një kontratë të re, edhe pse ata i kishin premtuar se do të takoheshin.
“Kam bërë gjithçka për Sivasporin. Kam luajtur në fushë në Gaziantep me temperaturë 39 gradë dhe pa fjetur natën. Kam luajtur pa pritur pas lëndimit tim. Tani jam më shumë se një lojtar i këtij klubi. Nuk jam unë që e them këtë, por ata brenda klubit, por ejani dhe shikoni. Ata nuk më kanë rinovuar kontratën, ose duhet të ndodhë, ose duhet të largohem. Shikoni se çfarë do të ndodhë në janar dhe unë do t’ju them”, tha ndër të tjera Manaj.
PANORAMASPORT.AL
The post VIDEO/ Rinovimi me Sivasporin është në ajër, Rei Manaj: Kam bërë gjithçka për këtë klub, të shohim çfarë do të ndodhë në janar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.