
Për rreth tre orë me radhë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë zjarri, RENEA arrin të vendosë në pranga 71-vjeçarin.
Edmond Naska, i cili jetonte i vetëm, qëlloi 3 herë nga ballkoni i banesës së tij me armë zjarri, ndërsa refuzonte që t’i dorëzohej policisë.
BalkanWeb mëson se efektivët e RENEA arritën të hyjnë në banesën e të moshuarit pasi prenë kangjellat dhe thyen xhamat. Brenda pak minutave, siç duket nga pamjet, 71-vjeçari ka përfunduar në duart e policisë.
Edhe pse ishte i armatosur dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë, 71-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj RENEA-s dhe atij i vënë prangat brenda në shtëpi.
Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co