Milani është rikthyer te fitorja. Kuqezinjtë kanë mposhtur Moncën me rezultatin minimal 0-1. Ishte Reijndersi ai që i dha tre pikët “djallit”. Futbollisti holandez tundi rrjetën në minutën e 43-të të takimit, duke vijuar formën e tij mjaft pozitive në këtë sezon.
Një gol i ka mjaftuar Milanit për të marrë fitoren, e cila e ngjit në kuotën e 17 pikëve. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ajo kundër Realit të Madridit më 5 nëntor, e vlefshme për Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news