
Rei Manaj ka gjetur golin me Sivaspor pas rikthimit nga dëmtimi. Sfida në Superligën turke luhet kundër Hatajspor, ndërsa rezultati është barazuar nga miqtë në pjesën e parë(1-1).
Goli i Manajt u shënua në minutën e 43-të, pasi sulmuesi i Kombëtares përfitoi me kokë nga goditja e këndit. Katër minuta më vonë Hatajspor barazoi me penallti dhe ashtu u mbyll pjesa e parë.
Sfida vlen për javën e nëntë të kampionatit turk. Ndërkohë ky ishte dhe goli i dytë për Manajn në këtë edicion.
Goli i Rei Manajt: (VIDEO)