
Sparta e Pragës ka marrë tre pikët përballë Çeske Budejovices. Një meritë të madhe në fitoren 2-1 ka edhe Qazim Laçi. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën në minutën e 64-t, duke e lënë të palëvizur portierin kundërshtar.
Laçi e dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën e 83-të, por këtë herë arbitri i mohoi festën dhe i anulloi golin. Me këtë fitore Sparta e Pragës shkon në kuotën e 49 pikëve, po aq sa Viktoria e Pilsenit në vendin e dytë të renditjes./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news