VIDEO/ Publikohet sherri në tunel gjatë PSG-Liverpul. Van Dajk u tall me drejtorin sportiv parisien: Kjo nuk është Liga 1

video publikohet sherri ne tunel gjate psg liverpul van dajk u tall me drejtorin sportiv parisien kjo nuk eshte liga 1

Liverpuli ka arritur një fitore të pabesueshme ndaj PSG-së në transfertë në ndeshjen e të mërkurës në Ligën e Kampioneve. Parisienët dominuan sfidën, por në fund ishin anglezët ata të cilët shënuan golin e fitores.



Një humbje e hidhur kjo për vendasit, të cilët në pjesën e parë ishin shumë të acaruar me gjykimin pasi pretendonin se duhej dhënë një penallti në favor të tyre pas shtyrjes së Konate ndaj Barkola, me mbrojtësin që duhej të merrte karton të kuq.video publikohet sherri ne tunel gjate psg liverpul van dajk u tall me drejtorin sportiv parisien kjo nuk eshte liga 1

Dhe kamerat e “Canal Plus” kanë filmuar shpërthimin e drejtorit sportiv të parisienëve, Luis Kampos, në pushimin e sfidës, teksa në tunelin e dhomave të zhveshjeve ai u shfrynte gjyqtarëve. “Është karton i kuq ose penallti!”.

Në atë moment, dëgjohet edhe zëri i Virxhil Van Dajk, kapitenit të Liverpulit, i cili tallet. “Ec vëlla, kjo nuk është Liga 1”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →