Protestuesit e opozitës para Bashkisë Tiranë kanë hedhur bomba molotov në drejt godinës së ketij institucioni, por njera prej tyre ka perfunduar ne drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve qe po pasqyronin tubimin.
Hedhja e bombës molotov ka shkaktuar momente paniku, pasi është rrezikuar jeta e kameramaneve dhe gazetarëve, pasi flakët shpërthyen fare pranë tyre.
Në momentin kur bomba molotov ra prane kembeve te perfaqesuesve te medias, të pranishmit dëgjohen duke bërtitur: “Çuna largohuni” dhe më pas kameramanët e gazetarët ikin me vrap..
Ndërkohë molotov është hedhur nga protestuesit edhe në drejtim të godinës së Bashkisë, ku janë vendosur gardh forcat e policisë.
Kjo është protesta e 9-të radhazi e opozits dhe Aleancës për Teatrin përpara institucionit shtetëror.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co