
Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Granadën, në ndeshjen shtëpiake të La Ligas ndaj Almerias. Pubill realizoi për mysafirët në minutën e nëntë, ndërsa në të 75-tën, ishte Myrto Uzuni që realizoi për ekipin e trajnerit Medina.
Natyrisht, nuk mund të mungonte një festë me shqiponjë, me tifozët në shkallët e Estadio Nuevo Los Cármenes Stadium që nuk hezitojnë të duartrokasin. 28-vjeçari kuqezi shënon kështu golin e shtatë në La Liga, në 25 ndeshje. Deri më tani, Uzuni ka dhuruar një asist.
Granada endet në pozitat e fundit të tabelës dhe kontributi i futbollistit do të jetë mjaft i nevojshëm në misionin për mbijetesën. Aktualisht skuadra ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co