
Lindon Selahi është ende në pritje të një ftese nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pasi synon që të vishet përsëri kuqezi. Dhe mesfushori ka “kredencialet” e duhura për ta bërë një gjë të tillë, pasi me skuadrën e Rijekës po marshon drejt titullit kampion në Kroaci.
Selahi ishte protagonisti i fitores së sotme me shifrat 3-0 ndaj Rudes të vendin të fundit në renditjen e kampionatit. Në minutën e 56-të, ishte pikërisht mesfushori shqiptar i cili shënoi me nëj goditje me një goditje të shkëlqyer nga kufijtë e zonës, për të çuar topin në rretë dhe vulosur fatin e këtij takimi.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i tretë i këtij sezoni për Selahin, i cili ishte në pritje të transferimit ndaj nuk luajti thuajse dy muaj në dimër. Por tashmë ai është kthyer përsëri pikë fikse në rreshtimin e Rijekës dhe po ndihmon ekipin të marshojë drejt titullit kampion.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co