VIDEO/ “Predhë” e Manajt në goditje dënimi, portieri kundërshtar tund dorën nga dhimbja pasi e devijon

video predhe e manajt ne goditje denimi portieri kundershtar tund doren nga dhimbja pasi e devijon
video predhe e manajt ne goditje denimi portieri kundershtar tund doren nga dhimbja pasi e devijon

Rei Manaj ka qenë i pafat sot në ndeshjen që Sivaspori i tij luajti në transfertë ndaj Trabzonspor, pasi nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës në duelin që u mbyll me shifrat 4-0 për vendasit.



Sulmuesi tentoi disa herë të gjente rrjetën, por u ndal nga portieri Ugurçan Çakir, i cili shpesh bëri ndërhyrje vendimtare për të ruajtur rrjetën të paprekur. Në minutën e 25-të të ndeshje, Manaj iu afrua golit me një goditje dënimi në kufijtë e zonës.

Ashtu siç ka mësuar, sulmuesi shqiptar lëshoi një predhë të vërtetë drejt portës dhe gardiani kundërshtar ishte me fat që e devijoi në këndore.

SHIH VIDEON

Ajo ishte një gjuajtje aq e fortë, sa Çakir tregoi menjëherë shenja dhimbje, duke tundur dorën me të cilën kishte devijuar goditjen e sulmuesit i cili u dëshpërua në ato momente për rastin e humbur.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →