
Brahim Diazi ishte padyshim heroi i Realit të Madridit mbrëmjen e djeshme. Ai shënoi golin e dytë, që siguroi fitoren kundër Atletikos së Madridit. Një gol i jashtëzakonshëm, i cili erdhi pas një lëvizje trullosëse në zonën kundërshtare.
Brahim Diazi duket se e kërkonte me ngulm golin, gjë e cila u vu re pas festës së tij. Ai shkoi menjëherë të përqafonte Ançelotin, ndërsa më pas iu drejtua Diego Simeones me nerv: “Fol tani! Po flisje dje, fol tani”! Trajneri i Atletikos nënkuptoi në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes se Diazi me shumë mundësi nuk do të ishte pjesë e formacionit në një ndeshje të këtij niveli. Për këtë arsye Brahim Diazi reagoi në një mënyrë të tillë./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news