Bayern Munchen nuk fal në WWK Arena dhe fiton 2-3 ndaj Augsburg. Goli i shqiptarit Rexhbecaj gëzoi përkohësisht vendasit në minutën e 12-të, pasi u anulua për offside.
Kampionët e Gjermanisë morën epërsinë në minutën e 23-të, goli i parë i mesfushorit Pavlovic me skuadrën e parë. Për t’i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së drejtuar nga Tuchel mendoi Davies, në të 45-tën.
Augsburg shkurtoi diferencat me Demirovic, përpara se Kane të “vuloste” një herë e mirë fatin e këtij takimi. Demirovic kompletoi dopietën në minutën e 90-të, gol që shërbeu vetëm për statistikë.
Bayern renditet në vendin e dytë me 47 pikë dhe i bën presion Leverkusen-it kryesues. Humbje që nuk djeg për të besuarit e Thorum, pasi skuadra renditet në vendin e 12-të. Në takimet e tjera, bie në sy triumfi i Stuttgart me shifrat 5-2 ndaj Leipzig.
GOLAT
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co