
Tre ditë më parë Ernest Muçi shënoi një nga golat e tij më të bukur të karrierës. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të Beshiktashit në derbin kundër Gallatasarait. Perla e tij ka mahnitur edhe tifozët turq.
Këta të fundit e kanë përzgjedhur golin spektakolar të Muçit si më të bukurin e javës së 10 të kampionatit turk. “BeIN Sports Turqi” e ka bërë të ditur këtë lajm në llogarinë zytare në “Twitter”, ku ka shkruar: “Goli i Javës, i vendosur nga votat tuaja në ‘Clear Turkiye’ dhe ‘Trendyol Super Lig’, erdhi nga ylli i Beshiktashit, Ernest Muçi”./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news