Ky është momenti kur Marklen Haka është duke u futur në Drejtorinë e Tiranës i shoqëruar nga forca të shumta të efektivëve të policisë, teksa përballet ne drejtorin e Policisë Vendore të Tiranës, Tonin Vocaj.
Ashtu sic edhe duket nga videoja, Haka i thotë diçka Vocajt, teksa edhe ky i fundit ka kthyer kokën çka do të thotë se ka dëgjuar diçka.
Në reagimet edhe të efektivëve duket se u është tërhequr vëmendja nga e folura e Hakës, dhe kanë kthyer kokën për ta parë, teksa kanë vijuar të ecin duke e futur Hakën në ambientet e Drejtorisë Vendore të Tiranës, i cili duket se është ende i zbathur.
Nuk dihet ende se çfarë kanë komunikuar i forti Niklës me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i cili duket qartë që e ka dëgjuar edhe pse ka vijuar të takojë dikë teksa Haka është futur nga policia në ambientet e drejtorisë.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co