Qafa e Llogarasë së bashku me Dhërmiun janë prekur ditën e sotme nga flakë masive, të cilat ende nuk janë shuar.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, por edhe ndihmës nga Forcat Ajrore, flakët në Qafën e Llogarasë vijojnë të djegin bimësinë.
Në pamjet e publikuara nga gazetari Blendi Fevziu shfaqen flakët, të cilat po rrezikojnë kurorën e gjelbërt të Llogarasë edhe gjatë orëve të natës.
Po ashtu flakët kanë krijuar probleme edhe me qarkullimin e automjeteve në këtë zonë, me Ministrinë e Mbrojtjes që u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të evitojnë këtë aks.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co