Në një nga sulmet më të mëdha të raportuara deri tani, Ukraina ka ndërmarrë një ofensivë të fuqishme me dronë kamikazë në drejtim të Rusisë
Raportohet se 158 dronë u lëshuan mbi rajonet qendrore të Rusisë sot, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e vendit.
Sulmet u fokusuan në rajonet e Tula, Belgorod, Lipetsk, Voronezh, Kaluga, Moskë, Kursk dhe Bryansk. Sipas raportimeve të fundit, një ndërtesë qeveritare në Moskë është përfshirë nga flakët pas goditjes nga një prej këtyre dronëve.
Dëmet e shkaktuara nga ky sulm i madh përfshijnë rrjetet e komunikimit, energjisë dhe objekte të tjera kritike. Ndërkohë, autoritetet ruse janë duke punuar për të vlerësuar shkallën e plotë të dëmeve dhe për të marrë masa për të parandaluar sulme të tjera të ngjashme.
Ky sulm shënon një përshkallëzim të dukshëm të konfliktit, me Ukrainën që synon të dobësojë kapacitetet logjistike dhe infrastrukturore të Rusisë përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar ushtarake.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co