
Pas tërheqjes nga Kombëtarja, Odise Roshi po përjeton një rini të dytë në Turqi. Ky futbollist është pjesë e Erzurumspor, që ndodhet në Ligën e Parë të Turqisë dhe kërkon rikthimin në elitë.
Në ndeshjen e fundit, Roshi shënoi 3 gola dhe dha një asist në fitoren e thellë 7-0 të ekipit të tij. Ndërkohë sot Erzurumspor po luan ndaj Gencelbirgli dhe pjesa e parë është mbyllur në 1-1. Goli i barazimit u shënua nga Roshi me kokë në minutën e 34, por 4 minuta më vonë do të ndëshkohej me karton të verdhë, duke humbur ndeshjen tjetër në një kohë që ishte në ritëm të frikshëm. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news