Një “udhëtar i vitit 2050” pretendon se është dërguar pas në kohë për të paralajmëruar njerëzit për Apokalipsin e ardhshëm. Po, e lexuat mirë!
Pra, ekziston një djalë i quajtur Orrin, i cili është absolutisht i bindur se bota është një “simulim” dhe se jeta siç e njohim ne do të ndryshojë në vitin 2050.
Në fakt, në vitin 2024 nuk është se na mungojnë opsionet kur bëhet fjalë për atë se si mund të përfundojë bota.
Epoka moderne na paraqet disa varietete si mund të ndodhë apokalipsi. Një opsion është shpërthimi i luftës bërthamore, por edhe uria, sëmundjet dhe kolapsi shoqëror nga krizat klimatike.
Covid-19 na tregoi se pavarësisht mrekullive dhe revolucionit mjekësor, ishim larg imunitetit nga një murtajë e thjeshtë dhe e vjetër.
Megjithatë, konceptet e fundit të botës nuk janë të reja dhe ato datojnë që nga tekstet hebraike dhe të krishtera të vitit 200 para Krishtit deri në vitin 150 pas Krishtit.
Por një burrë, i quajtur Orrin, ka pohuar se është kthyer nga e ardhmja në një vizitë në stilin e “Terminatorit”.
Por ajo që Orrin i referohet është një “apokalips mjedisor”, një pikë në kohë kur botës i vjen fundi.
“Duhet revolucion”
I pyetur se si t’i shpëtojmë fundit të botës, Orrin thotë se “duhet revolucion”. “Duhet të ndryshojmë në gjithçka, mënyra si vlerësojmë gjërat, të ndryshojmë raportin me shoqërinë, mjedisin, komunitetet”.
Për shkak të këtyre deklaratave, Orrin është tallur dhe bullizuar në rrjet, gjë që e detyroi atë të bëhej pjesë e një interviste në YouTube në një kanal të quajtur ApexTv, ku ai sërish iu qëndroi deklaratave të tyre.
Ai pretendon se qeveritë e gënjejnë popullin me sisteme marketingu dhe propagande, i ndajnë njerëzit sipas gjinisë, racës, seksualitetit, identitetit dhe preferencave.
[embedded content]
Komentet në rrjet rreth Orrin janë nga më të ndryshmet. Disa qeshin me të, disa e quajnë mashtrues, por ka edhe të tjerë që e besojnë e shprehen se “ndoshta ai vërtetë do të na ndihmojë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co