VIDEO/ Një thembër bën lëmsh gjithë Europën, plasin polemikat ne ndeshjen e Sokol Jarecit në Ligën e Kampioneve

video nje thember ben lemsh gjithe europen plasin polemikat ne ndeshjen e sokol jarecit ne ligen e kampioneve

Ndeshja e sotme e Ligës së Kampioneve mes PSV dhe Zhironës ka shënuar një episod shumë të veçantë, që ka bërë të plasin polemikat dhe diskutimet për gjykimin. Dhe gjithçka ka të bëjë me një rivënie anësore.



assdadsdsaasdadsdas

Në minutën e 16 të ndeshjes, Tillman kreu një rivënie anësore të gjatë duke dërguar topin në zonën e Zhironës, ku Flamingo më pas e ktheu në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Goli u cilësua i vlefshëm, por në rrjetet sociale shpërtheu debati, pasi Tillman në momentin e rivënies, duket se ka këmbën në fushë dhe jo pas vijës anësore. Rregullorja e lojës, parashikon që në momentin e rivënies, lojtari mund të jetë me të dy këmbët pas vijës anësore, apo edhe qoftë me njërën këmbë që shkel vijën anësore.

Në pamjet me ngadalësim duket sikur Tillman ka majën e thembrës mbi vijën anësore, por gjykimi në ato momente i mbetej vetëm anësorit për të përcaktuar nëse e kishte shkelur apo jo siç parashikon rregullorja. Vetë VAR-i nuk mund të ndërhynte, pasi nuk është një nga shkeljet që parashikohen në rregullore për rastin në fjalë, që solli golin e avantazhit për PSV-në.

SHIH VIDEON

Një debat i gjerë ka shpërthyer që pas këtij goli, duke dhënë mendime nga më të ndryshmet rreth gjyqtarëve të kësaj ndeshje, që drejtohej nga një grup anglez me në krye të njohurin Majkëll Oliver, në një duel me shumë kartonë të verdhë, një të kuq, ndërhyrje të VAR dhe gola të anuluar, përveç rasti të mësipërm. Kjo do të bëjë më të vështirë edhe detyrën e Sokol Jarecit, i cili ishte i caktuar nga UEFA si vëzhgues për këtë sfidë dhe do të jetë ai që do të përcaktojë notën e gjyqtarëve që ndanë drejtësinë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →