VIDEO/ Një super gol nga distanca dhe një tjetër nga penalltia, Dejvi Bregu mund i vetëm Laçin, Dinamo i afrohet Egnatias

video nje super gol nga distanca dhe nje tjeter nga penalltia dejvi bregu mund i vetem lacin dinamo i afrohet egnatias
video nje super gol nga distanca dhe nje tjeter nga penalltia dejvi bregu mund i vetem lacin dinamo i afrohet egnatias

Dinamo ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Laçit. Ekipi i Ilir Dajës ka arritur të grumbullojë tre pikë në një ndeshje që është zgjidhur shumë herët. Në minutën e 2 të ndeshjes, Dejvi Bregu realizoi një perlë nga distanca duke tundur rrjetën.

Ndërkohë në pjesën e dytë, ishte i njëjti autor që vulosi ndeshjen dhe fitoren. Këtë herë nga penalltia, Bregu nuk i la shans portierit dhe mbylli takimin. Laçi provoi me të gjitha mënyra për të rihapur llogarinë e ndeshjes, por pa ia dalë me sukses. Me këtë fitore, Dinamo i afrohet më shumë kreut, teksa e ndajnë 4 pikë nga Egnatia. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →