VIDEO/ Një gol për t’u pasur zili nga sulmuesit, Berat Gjimshiti tund rrjetën në Kupën e Italisë

video nje gol per tu pasur zili nga sulmuesit berat gjimshiti tund rrjeten ne kupen e italise

Berat Gjimshiti është padyshim një nga protagonistët kryesorë jo vetëm në radhët e Kombëtares shqiptare ku mban shiritin e kapitenit, por edhe në radhët e Atalantës, ku është një nga elementët më me eksperiencë.

bandicam 2025-12-03 15-34-39-437

Dhe këtë eksperienca e tregon shpesh jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke nisur aksione të rëndësishme, apo edhe duke finalizuar vetë, siç ndodhi në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Xhenoas.

Në takimin e luajtur në Bergamo, kur regjistrohej minuta e 19 e sfidës, Atalanta gjeti avantazhin pikërisht falë Gjimshitit, i cili në zhvillimin e një goditje këndi, qëndroi në zonën kundërshtare duke pritur një harkim i cili erdhi nga Zalevski.

Dhe mbrojtësi e ktheu sferën në rrjetë me një gjuajtje perfekte me kokë në shtyllën ku nuk mbërrinte dot portieri, për një gol që do ta kishin zili shumë sulmues.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Një gol për t’u pasur zili nga sulmuesit, Berat Gjimshiti tund rrjetën në Kupën e Italisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →