Në mbrëmjen e së mërkurës, një aeroplan ushtarak britanik ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ky kontingjent do t’i bashkohet forcave të KFOR-it në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga NATO përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, mbi 300 ushtarë nga regjimenti “Royal Yorkshire” do të vendosen përkohësisht në Kosovë për të realizuar një sërë stërvitjesh në bashkëpunim me trupat e tjera të KFOR-it.
Qëllimi i këtyre stërvitjeve është të testojnë procedurat për dislokimin e shpejtë të forcave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it.
Stërvitja është e rëndësishme për të mbështetur gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë, duke siguruar një zbatim efektiv të mandatit të tij. Kjo bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, e cila synon të kontribuojë në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes në çdo kohë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co