
Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Cagliarit në transfertë. Vendasit nga Sardegna kaluan në avantazh në pjesën e parë, por festa zgjati pak, pasi arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Kampionët e Italisë realizuan në minutën e 65-të me anë të Osimhen, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në shtesë, atëherë kur Luvumbo i dhuroi një pikë skuadrës, duke vulosur shifrat në 1-1.
Napoli renditet në vendin e nëntë me 37 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Sassuolos në transertë. Cagliari renditet në vendin e parafundit. Takimi i radhës është ndaj Empolit.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co