VIDEO/ Myrto Uzuni prezantohet te klubi amerikan, sulmuesi i Kombëtares: Tifozët i bëj të lumtur duke shënuar gola

video myrto uzuni prezantohet te klubi amerikan sulmuesi i kombetares tifozet i bej te lumtur duke shenuar gola
video myrto uzuni prezantohet te klubi amerikan sulmuesi i kombetares tifozet i bej te lumtur duke shenuar gola

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është prezantuar në klubin e MLS-së, FC Austin.



Beratasi ka marrë fanellën me numrin 10 dhe është gati për aventurën amerikane.

Pasi është prezantuar para mediave, ai ka mbajtur edhe një fjalim.

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, tha Uzuni.

Në faqen e klubit është publikuar edhe një foto e 29-vjeçarit me tifozët e Austin.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →