VIDEO/ Murinjo nuk ndryshon kurrë, e “zë gjumi” në konferencë për shtyp

video murinjo nuk ndryshon kurre e ze gjumi ne konference per shtyp
video murinjo nuk ndryshon kurre e ze gjumi ne konference per shtyp

Fenerbahçe u mposht me rezultatin 1-3 nga Rejnxhërs në ndeshjen e parë të vlefshme për Ligën e Europës.



Skenën pas ndeshjes e mori sërish Zhose Murinjo, trajneri që njihet për reagimet e tij epike në situata të veçante.

Një prej gazetarëve turk në konferencë për shtyp, po pyeste Murinjon. Pyetja e tij zgjati shumë dhe trajneri portugez tregoi përgjumje para kamerave.

“Koka ime nuk mund ta përballojë këtë. Jam i lodhur. Pas 90 minutave nuk mund të dëgjoj gjithë këtë. Jam shumë i lodhur”, u shpreh Murinjo.

Më pas tha duke komentuar rezultatin: “Mund të qeshni, por për mua rezultati 1-3 është i mirë, mund të pësonim më tepër si luajtëm, çdo gjë shkoi keq”.

Momenti me Murinjon: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →