![VIDEO/ Muçi shënon supergol me Beshiktash, shikoni rrjetën e parë me Solskjaer në stol 2 video muci shenon supergol me beshiktash shikoni rrjeten e pare me solskjaer ne stol](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/video-muci-shenon-supergol-me-beshiktash-shikoni-rrjeten-e-pare-me-solskjaer-ne-stol.png)
Ernest Muçi ka tundur rrjetën në Turqi.
Lojtari i Kombëtares shqiptare ka shënuar një supergol, teksa luhej minuta e 62-të kundër Kirklarelispor.
Dhe pse nuk pritej, Muçi lëshoi një goditje që befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli pati vlerë për të zhbllokuar takimnin, që vlen për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.
Kjo ishte dhe rrjeta e parë për Muçin, që tashmë në stol ka trajner Solskjaer. Ky i fundit ka treguar që i beson sulmuesit shqiptar, i cili sot e nisi nga minuta e parë.
Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL