Ernest Muçi është kthyer përsëri protagonist në kampionatin turk, në mundësinë e parë që i ka dhënë trajneri Xhovani Van Bronkhorst. Trajneri holandez raportohet se ka dekretuar shitjen e sulmuesit shqiptar nga Beshktash, por ky i fundit i ka dhënë një sinjal të qartë sot, duke shënuar golin që vulosi fitoren 4-2 të ekipit të tij ndaj Antaliaspor.
Trajneri aktivizoi Muçin në minutën e 88 të takimit, në vend të Rafa Silva i cili i ka marrë vendin në formacion. Muçi u përgjigj me një kundërsulm perfekt në minutën e 93-të, që solli golin e rezultatit 4-2 dhe vulosi fitoren e dytë në po aq ndeshje në kampionat për Beshiktashin.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co