Interi mposhti minimalisht 1-0 Xhenoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzagit kanë marrë përkohësisht kreun e kampionatit duke parakaluar në renditje Napolin.
Ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai që në minutën 78-të shënoi golin e fitores, duke i dhuaruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Kjo ishte fitorja e 17-të e Interit në kampionat. Duelin e radhës zikaltrit do e luajnë në transfertë ndaj Napolit.
Për sa i përket Asllanit, mesfushori i Kombëtares u aktivizua titullar, ndërkohë që në minutën e 65-të u zëvendësua nga Çalhanoglu.
FT
INTER 1-0 XHENOA
Lautaro Martinez 78′
GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL