Ardon Jashari ishte protagonist me Klub Bryzh në fitoren 1-3 ndaj Cercle Bryzh në kampionatin belg.
Mesfushori me origjinë shqiptare dhuroi asist, duke ndihmuar ekipin për marrjen e 3 pikëve. Jashari dha asist te goli i parë në minutën e 26-të, i realizuar nga Hans Vanaken.
Por pas përfundimit të sfidës, Ardoni mori një flamur të ekipit të tij dhe shkoi në mesin e fushës së stadiumit të rivalëve të tij, ku edhe e vendosi atë, si shenjë që ata e sundojnë qytetin. Futbollistëve të ekipit vendas nuk iu pëlqeu ky veprim dhe reaguan duke sulmuar Jasharin.

22-vjeçari po luan sezonin e parë në Belgjikë, teksa më herët është aktivizuar te Luzern në Zvicër, në disa edicione.PANORAMASPORT.AL