Mesfushori i Kombëtares Shpresa, Tim Civeja, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Sarbrucken, në duelin ndaj Ingloshtad, i vlefshëm për Ligën e 3-të gjermane.
Në minutën e 45-të të sfidës, pas asistit të Naifit, 22-vjeçari shqiptar goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Falë këtij goli, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.
Ky ishte aktivizimi i parë për Civejan në këtë sezon, i cili e shpërbleu mësë miri besimin e trajnerit, duke gjetur kështu rrugën e rrjetës, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të kampionatit.
GOLI I CIVEJAS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co